Zyrtare: Mazzarri largohet nga Watfordi
Arena

Zyrtare: Mazzarri largohet nga Watfordi

17 Maj 2017 | 15:23

Walter Mazzarri nuk është më trajneri i Watfordit
Trajneri italian, Walter Mazzarri ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga skuadra angleze, Watford

“Pasi bordi diskutoi me Walter Mazzarri qëllimet dhe aspiratat e ardhshme të klubit, u vendos që ai do të largohet nga posti si trajner i klubit pas ndeshjes së fundi të sezonit 2016-17”, ka deklaruar Presidenti i Watfordit, Scott Duxbury

“Falënderojmë Walterin dhe stafin e tij për kontributin që ata kanë dhënë në Watford gjatë këtij sezoni.”, ka theksuar Duxbury.

Ish trajneri i Interit dhe Sampdorias e kishte marrë drejtimin e Watfordi në verën e vitit të kaluar.

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email