Zyrtare: Guardiola e largon edhe një yll (Foto)
Arena

Zyrtare: Guardiola e largon edhe një yll (Foto)

16 Korrik 2017 | 9:20

Manchester City ka shitur sulmuesin spanjoll Nolito te skuadra e Sevillas
Machester City dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit spanjoll, Manuel Agudo Durán i njohur si Nolito.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra spanjolle, e cila njofton se pas testeve mjekësore lojtari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare.

“Sevilla dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Manuel Agudo Durán, Nolito. Nëse testet mjekësore kryhen me sukses, lojtari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nolito në City ishte transferuar vetëm një vit më parë nga skuadra e Celta Vigos për 18 milionë euro.

Më të lexuarat

Tribuna

Email