Zyrtare: Donnarumma vazhdon me Milanin (Foto)
Arena

Zyrtare: Donnarumma vazhdon me Milanin (Foto)

11 Korrik 2017 | 19:57

Gianluigi Donnarumma ka vazhduar kontratën me Milanin
Milan edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Gianluigi Donnarumman për vazhdimin e kontratës.

Lojtari kishte refuzuar Milanin javë më parë, por tashmë ka ndërruar mendje.

Donnarumma ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021 dhe ka një klauzolë largimi 70 milionë euro.

“AC Milan njofton se ka vazhduar kontratën e Gianluigi Donnarummas deri më 30 qershor të vitit 2021. Kontrata do të nënshkruhet nesër në ora 11:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit.

Për lojtarin interesim kishin shprehur Real Madrid, PSG dhe Juventus, por duhet të presin edhe të paktën katër vite.

Më të lexuarat

Tribuna

Email