Zyrtare: Botërori me 48 skuadra
Arena

Zyrtare: Botërori me 48 skuadra

10 Janar 2017 | 13:22

FIFA ka zyrtarizuar rritjen e pjesëmarrësve në Kampionate Botërore.

Ka kohë që flitet për një gjë të tillë, por tashmë është zyrtare. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit FIFA, ka vendosur që Kampionati Botëror i vitit 2026 të luhet me 48 ekipe.

Deri më tani numri i kombëtareve pjesëmarrëse ka qenë 32, ndërkohë që me rregullin e ri presidenti Gianni Infantino synon që në të ardhmen të marrin pjesë 48, teksa fitimi do të jetë total nga të drejtat televizive dhe sponsorët pritet të jetë tejet i madh.

Ky format parashikon në fazën finale të kompeticionit më të madh botëror për kombëtaret e futbollit 16 grupe, të përbëra nga tri ekipe.

Më të lexuarat

Tribuna

Email