Zidane: Do të bëj gjithçka për të qëndruar në Madrid
Arena

Zidane: Do të bëj gjithçka për të qëndruar në Madrid

12 Shkurt 2018 | 19:16

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka pranuar se nuk janë arritur objektivat e skuadrës së tij këtë sezon të garave, por ai thotë se do të bëj çmos që të qëndrojë në Madrid.

“Los Blancos” tashmë janë eliminuar nga Kupa e Mbretit, derisa gjasat për titull në La Ligë janë tejet të vogla, ndërkaq, opsioni i vetëm për trofe këtë edicion për madrilenët është Champions League.

“Për momentin pritjet tona këtë sezon nuk janë përmbushur dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, ka thënë Zidane.

“Unë do të bëj çmos për të qëndruar këtu”, theksoi francezi.

Real Madridin të mërkurën e pret një ndeshje e madh, ku do të ndeshet me PSG-në në kuadër të Champions League.

Më të lexuarat

Tribuna

Email