Zidane ka disa fjalë për Ronaldon
Arena

Zidane ka disa fjalë për Ronaldon

15 Maj 2017 | 18:30

Zinedine Zidane ka lavdëruar Cristiano Roanldon pas dy golave që shënoi ndaj Sevillas
Real Madridi e ka mposhtur 4:1 Sevillan në “Santiago Bernabeu”, ku Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, derisa realizuan edhe Nacho e Toni Kroos.

Portugezi duket se është rikthyer në më të mirën e tij, i cili është më meritori që Real Madridi është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shënuar tetë gola në çerekfinale e gjysmëfinale.

Pas shkëlqimit ndaj Sevillas, trajneri francez, Zinedine Zidane, kishte vetëm fjalë të mira për katër herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Ronaldo? Ai ka diçka të veçantë, është ndryshe nga të tjerët”, u përgjigj fillimisht Zidane, i cili shtoi: “Në momentet vendimtare, Ronaldo është gjithmonë aty, për të na nxjerrë nga situatat”.

“Ne nuk kemi arritur ende asgjë. Duhet të përqendrohemi në çdo lojë të mbetur”, shtoi më tej francezi.

Pas këtyre dy golave, Ronaldo ka shkuar në 22 finalizime në La Liga, 37 në gjitha garat.

Më të lexuarat

Tribuna

Email