Zidane dhe Mourinho paralajmërojnë fitore
Arena

Zidane dhe Mourinho paralajmërojnë fitore

08 Gushtë 2017 | 20:35

Shefat e stafeve teknike të Real Madrid dhe Mançester United, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho në takimet e tyre me gazetarë potencuan se në ndeshjen e sotme në Shkup duan të triumfojnë dhe të marrin trofeun e Super-kupës së UEFA dhe në këtë mënyrë të nisin sezonin e ri.

Skuadra “mbretërore”, e mbron trofeun e Super-kupës së UEFA-së të cilin e ka fituar tre herë. Mançesteri në historinë e tij vetëm një herë ka triumfuar në këtë garë evropiane.

Trajneri i “mbretërve” në takimin me gazetarë tha se kjo ndeshje për skuadrën e tij është ndeshja e parë zyrtare për sezonin e ri dhe se është shumë e rëndësishme se si këta do ta hapin këtë sezon dhe do të jetë e rëndësishme që ajo të hapet me fitore.

“Si zakonisht ne në fushë do të luajmë lojën tonë. Shumë mirë e njohim skuadrën e Mançester United, por me rëndësi është se çfarë do bëjmë. Kemi ardhur këtu për të fituar dhe asgjë tjetër nuk është e rëndësishme. Çdo skuadër dëshiron ta fitojë Real Madrid, pasi jemi skuadra më e mirë në botë. Jemi të vetëdijshëm se për çdo vit e kemi më vështirë. Zakonisht luftojmë për të qenë në maje”, tha Zidane.

Ndërsa, trajneri i Mançester United, Jose Mourinho, porositi se ndeshje të tilla të Super-kupës janë të posaçme, e veçanërisht kur luan kundër Real Madrid dhe Barcelonës.

“Në ndeshje të tilla nuk mund të futesh si të duash. Ne kemi ardhur për të jetuar këtë moment. Mançester United ka lojtarë të rinj tashmë dhe këtë e shoh si përparësi. Gjithashtu nuk duhet harruar se është një lojë dhe do luaj pa frikë avantazhi dhe disavantazhi. Jam i sigurt se lojtarët do të kenë qëllimin për të cilin kemi ardhur këtu. Jemi të vetëdijshëm për kundërshtarin, por është e mundur fitorja”, ka thënë Murinho.

Skuadra e Real Madrid, e cila tre herë e ka fituar këtë trofe, sot në Shkup do të orvatet që ta mbrojë trofeun e fituar një vit më parë, ndërsa Manchester United vetëm një herë ka triumfuar në Super-kupën e UEFA-së, dhe atë në vitin 1991. Ndeshja fillon në ora 20:45.

Më të lexuarat

Tribuna

Email