Zidane dhe Ancelotti përkrahin vendimin e Premierligës
Arena

Zidane dhe Ancelotti përkrahin vendimin e Premierligës

09 Shtator 2017 | 7:47

Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti kanë mbështetur vendimin e Premierligës për të mbyllur afatin kalimtar të verës para nisjes së sezonit

Klubet e Premierligës janë pajtuar që afati kalimtar të mbyllet para nisje së sezonit të ri. Kështu, tash e tutje afati kalimtar në Premierligë do të mbyllet me 9 gusht në ora 17:00.

Këtë vendim e kanë mbështetur dhe dy trajnerët e mëdhenj: Zinedine Zidane (Real Madrid) dhe Carlo Ancelotti (Bayern Munich).

Trajneri i Los Blancosn, Zinedine Zidane, edhe Spanja duhet ta ndjek rrugën e Premierligës, përcjell Express.

“Unë mendoj të njëjtën gjë si shumica e njerëzve. Afati i transferimeve duhet të mbyllet kur liga të rifillojë,” tha Zidane

Njëjtë si Zidane mendon edhe Carlo Ancelotti, i cili gjatë karrierës ka punuar në Itali, Francë, Angli dhe Spanjë

“Unë mendoj se kjo është një ide e mirë. Shpresoj që ky rregull të zbatohet edhe në Bundesliga”, tha ai në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Hoffenheimin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email