Zanetti: Derbi Inter vs Milan, unik dhe vendimtar
Arena

Zanetti: Derbi Inter vs Milan, unik dhe vendimtar

11 Tetor 2017 | 14:51

Javier Zanetti beson se derbi në mes të Inter-it dhe Milan-it do të jetë një eksperiencë unike dhe vendimtare për Ligën e Kampionëve.

Në rast të fitores të dielën ‘Neroazurët’ do të ngrisnin në 10 diferencën e pikëve me ‘Rosonerët’, shkruan KosovaPress.

“Interi dëshiron të fitojë por e pres një Milan të rrezikshëm, pasi kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një derbi fantastik, me 80 mijë njerëz në tribunat e ‘San Siros’ do jetë një eksperiencë unike”, ka theksuar Zanetti.

Interi dhe Milani do të takohen të dielën në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Pas shtatë ndeshjeve Interi ka 19 pikë, ndërsa Milani 12 pikë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email