Xhaka e Llullaku largohen nga kombëtarja, rikthehen Roshi, Kukeli dhe Mavraj
Arena

Xhaka e Llullaku largohen nga kombëtarja, rikthehen Roshi, Kukeli dhe Mavraj

07 Tetor 2017 | 13:03

Për ndeshjen e radhës ndaj Italisë, që do të luhet të hënën në stadiumin “Loro Boriçi”, trajneri i kombëtares shqiptare, Panucci, nuk do të ketë të gatshëm dy prej titullarëve që luajtën ndaj Spanjës.

Taulant Xhaka dhe Azdren Llullaku janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe janë të pezulluar për këtë përballje. Kjo bëri që menjëherë pas Spanjës ata të largoheshin, duke u rikthyer në skuadrat e tyre.

Por, për këtë takim, trajneri italian do të ketë tre rikthime. Roshi, Kukeli dhe Mavraj do të jenë gati për këtë sfidë, pasi kthehen nga pezullimi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email