Xavi: Kjo është ajo që e ka Barcelona por i mungon Real Madridit
Arena

Xavi: Kjo është ajo që e ka Barcelona por i mungon Real Madridit

10 Janar 2018 | 13:23
Xavi ka analizuar Real Madridin me rivalin nga La Liga, Barcelona.

Xavi ka ngacmuar Real Madridin duke thënë se skuadra e trajnerit Zinedine Zidane nuk luan futboll atraktiv si rivali nga La Liga, Barcelona.

“Barcelona është testi final i një lojtari”, ka thënë Xavi për El Pais, i cili tani luan për Al Sadd në Katar.

“Madridi nuk luan bukur. Në ‘Bernabeu’ e shohin si të arsyeshme nëse një mbrojtës e hedh topin në tribuna. Kjo është kultura e tyre. Adhuruesit e duartrokasin. Por, në ‘Camp Nou’, nëse e godet topin drejt tribunave, murmuritjet janë shumë të zëshme; është diçka negative. Dhe kjo që prej kohës së Johan Cruyff”, ka thënë ai.

“Madridi i Mourinhos luante me topa të lartë. Mourinho u thoshe lojtarëve të mos e ndalnin topin kurrë, të luanin shpejt dhe pastaj Di Maria, Cristiano apo Benzema të niseshin në kundërsulme. Tani të njëjtën e bëjnë me Bale. Nuk duan të luajnë futboll”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Më të lexuarat

Tribuna

Email