Wilder: Të mos presim më shumë, dua ‘luftën’ me Joshua-n
Arena

Wilder: Të mos presim më shumë, dua ‘luftën’ me Joshua-n

09 Nëndor 2017 | 11:06

Deontay Wilder ka insistuar se është i gatshëm që të përballet me Anthony Joshua-n.

Sky Sport kishte raportuar se bisedimet në mes të përfaqësuesve të dy boksierëve për një përballje mes tyre do të fillojnë në këtë javë, dhe amerikani e dëshiron sa më shpejtë këtë përballje, shkruan KosovaPress.

Ai ka kërkuar nga britaniku që të mos mendojë për ndonjë përballje me boksierë tjetër.

“Të gjithë e duan përballjen Wilder vs Joshua, pse të presim? Gjithçka mund të ndodhë në jetë, për të dy ne. Nuk duhet t’i bëjmë njerëzit që ta humbasin ndeshjen më të madhe në botë”, ka theksuar Wilder.

Amerikani ka thënë se dëshiron që të tregojë se është më i miri në botë, dhe këtë do ta vërtetojë duke e mundur Joshua-n në përballjen direkte në mes të tyre.

Më të lexuarat

Tribuna

Email