Vjen oferta e parë e Juventusit për Strootman
Arena

Vjen oferta e parë e Juventusit për Strootman

10 Gushtë 2017 | 15:20

Kampionët e Italisë shtojnë interesimin për mesfushorin holandez.

Juventusi kërkon t’ia rrëmbejë Romës edhe një futbollist. Pasi e transferoi një vit më parë, Miralem Pjaniqin, tani ‘Zonja e Vjetër’ është vënë pas Kevin Strootman.

Sipas Tuttosport, Juve tashmë i ka dërguar Romës ofertën e parë zyrtare për futbollistin dhe është në pritje të përgjigjes nga klubi kryeqytetas, transmeton KosovaPress.

Juventusi kërkon që sa më parë ta zgjidh çështjen e mesfushës, në mënyrë që sezonin e ri në Serie A, ta nisë me skuadër të kompletuar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email