Vinicus në verë transferohet te Reali
Arena

Vinicus në verë transferohet te Reali

01 Dhjetor 2017 | 13:37

Talenti brazilian do t’i bashkohet kampionëve të Evropës, pas përfundimit të stinorit.

Vinicius Junior do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për verën e ardhshme.

Talenti brazilian i cili u ble më në muajin maj të këtij viti për 45 milionë euro nga spanjollët mbush 18 vjeç më 12 korrik dhe te Reali dëshirojnë ta kenë në ekipin e parë për fazën përgatitore të sezonit tjetër.

Flamengo kishte shfaqur dëshirën për ta mbajtur edhe një vit sulmuesin i cili ka luajtur deri tani 34 ndeshje dhe ka shënuar katër gola por drejtuesit e Realit e kanë refuzuar.

Pas ardhjes së tij në Madrid, Vinicius mund të huazohet për një sezon tjetër në ndonjë skuadër spanjolle, për t’u përshtatur me futbollin e La Ligës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email