Vetëm 22 vjet, por tashmë Shiffrin ka arritur majën e skijimit
Arena

Vetëm 22 vjet, por tashmë Shiffrin ka arritur majën e skijimit

20 Mars 2017 | 15:25

Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, kampionia olimpike dhe e botës në skijim alpin, nuk beson se është para kohe në karrierën e saj, ani pse ajo është vetëm 22-vjeçare.
“Unë nuk besoj se kam menduar se kam ecur para kohe në karrierë”, thotë Shiffrin.

Ky vërtet është një lajm i keq për skitaret më të mira në botë. Shiffrin, edhe para garave të fundit të stinorit këtë fundjavë, ka fituar titullin e përgjithshëm në Kupën e Botës në skijim alpin, që është trofeu kryesor i stinorit, një arritje e madhe për një skitare të çfarëdo moshe.

Shiffrin krijoi një epërsi të madhe në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe të premten rivalja e vetme potenciale, sllovenia Iklha Stuhec, u tërhoq nga pjesëmarrja në garën e së shtunës në sllallom, duke ia dorëzuar kështu titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës amerikanes Shiffrin.

Ajo është bërë vetëm skitarja e tretë amerikane që e ka fituar titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës në skijim alpin, dhe e para që nga viti 1983 që nuk është quajtur Lindsey Vonn.

Më të lexuarat

Tribuna

Email