Vazhdon lufta Barcelona-PSG, shtyhet debutimi i Neymar
Arena

Vazhdon lufta Barcelona-PSG, shtyhet debutimi i Neymar

08 Gushtë 2017 | 19:41

Neymar mund të mos debutojë në fundjavë me skuadrën e tij të re, PSG
Debutimi i sulmuesit, Neymar me Paris Saint Germain rrezikon të shtyhet sërish, me Barcelonën që ende nuk ia kompletuar dokumentacionet.

Sipas të përditshmes tjetër franceze, ‘L’Equipe’, burime të Federatës Spanjolle bëjnë të ditur se i takon Barcelonës të bëjë dorëzimin e këtij dokumentacionin, por katalunasit nuk kanë bërë asnjë lëvizje.

PSG e bëri kërkesën e tij të enjten e kaluar dhe që nga ai moment Barcelonës ju dhanë 15 ditë kohë për të mbyllur përfundimisht këtë transferim.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, ata do t’i drejtohen FIFA-s për të kërkuar edhe një transferim provizor, në mënyrë që të evitojë që kjo përplasje me katalanasit të zgjatet akoma më shumë.

Braziliani është parashikuar të zbresë në fushën e lojës në sfidën e së dielës ndaj Guingamp, nëse nuk ndodh kjo, atëherë ai mund të debutoj në ndeshjen e radhës ndaj Toulouse.

Më të lexuarat

Tribuna

Email