Vazhdon debati Pique – Ramos
Arena

Vazhdon debati Pique – Ramos

17 Mars 2017 | 14:19

Përmbysja e madhe e Barcelonës ndaj PSG-së vazhdon të jetë ende temë aktuale, ndërsa nuk ka përfunduar as debati ndërmjet mbrojtësit të Realit, Sergio Ramos dhe atij katalonas, Gerrard Pique, shkruan zeri.info.

Ramos para asaj ndeshjeje pati thënë se e dëshiron eliminimin e Barcelonës, ndërsa pas saj e pranoi paksa në mënyrë ironike se rivali i përjetshëm bëri një përmbysje historike, pa marrë parasysh edhe kritikat ndaj gjyqtarit.

Pique i është përgjigjur edhe njëherë Ramosit duke thënë se nuk brengoset për atë që thonë të tjerët. “Ishte një ëndërr që u bë realitet dhe atë fitore e shijova më tepër se sa një trofe të Ligës së Kampionëve. Është me rëndësi të mos dorëzohesh kurrë dhe tani synimi ynë është trofeu i kësaj gare. Nuk brengosem me fjalët e Ramosit, por fitorja jonë ishte vërtet historike”, ka thënë Pique./Zëri/

Më të lexuarat

Tribuna

Email