Varane tregon se Zidane ishte çelësi për t’iu bashkuar Realit
Arena

Varane tregon se Zidane ishte çelësi për t’iu bashkuar Realit

12 Shkurt 2018 | 13:08

Raphael Varane pranon se transferimi i tij në Real Madridin ka qenë i lidhur me Zinedine Zidane.

Mbrojtësi i Francës thotë se Zidane ishte çelësi për vendimin e tij për t’iu bashkuar madrilenëve, kur ai la Lensin, transmeton KosovaPress.

“Kur Zizou më thirri, ishte një periudhë tepër e rëndësishme”, ka thënë Varane.

“Ishte një natë kur isha pak i lodhur dhe nuk e dija çfarë të bëjë në fillim, por më pas vendosa t’i bashkohem Realit”.

“Që atëherë, unë jam me fat që e kam atë si trajner”, theksoi francezi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email