Turqi-Shqipëri, Panuçi: Jemi një familje
Arena

Turqi-Shqipëri, Panuçi: Jemi një familje

13 Nëndor 2017 | 13:34

Sot në mbrëmje në orën 18:00 me orën lokale Shqipëria dhe Turqia do të luajnë ndeshje miqësore mes tyre, ku skuadra e drejtuar nga Christian Panucci do tentoi të testojë elementët e ri brenda saj.

“Ishin ditë intesive për ekipin. Kemi punuar shumë në të gjitha aspektet, por jam i kënaqur me atë që kanë treguar djemtë në stërvitje, edhe pse e dimë që kjo është një periudhe e ngjeshur me ndeshje nëpër klubet e tyre”, u shpreh Panucci.

Sa i takon dëmtimeve, ai tha se nevojitet profesionalizëm dhe Federata për këtë ka arritur të jetë në lartësinë e duhur, ndërsa sqaroi dhe rastin e Alijit që është pa skuadër.

“Përpara se të jemi një skuadër, jemi një familje dhe që në momente të tilla duhet t’i japim një dorë edhe lojtarëve që janë në vështirësi. Aliji për mua është një lojtar i nivelit europian që ka qenë pjesë e grupit dhe që normalisht donte një mundësi. Gjatë javës ka punuar shumë mirë, edhe pse nuk i ka 90 minutat në këmbë”, përfundoi trajneri ekipit tonë përfaqësues.

Ndërkohë, edhe portieri i kuqezinjve, Etrit Berisha thotë se është punuar mjaft mirë gjatë këtyre ditëve. Sipas tij, Eliminatorët e Evropianit nisin nga miqësorja me Turqinë.

“Kemi punuar në të gjitha aspektet, sepse kemi pasur një javë kohë. Për ne, eliminatoret e Europianit fillojnë që sot me Turqinë dhe për këtë arsye duam që të përfaqësojmë sa më mirë Shqipërinë. Të krijojmë besimin, që të na shërbejë për të ardhmen ”, tha portieri Etrit Berisha.

Më të lexuarat

Tribuna

Email