Tronditet Vllaznia, ultimatum nga FIFA për dy ish-lojtarë
Arena

Tronditet Vllaznia, ultimatum nga FIFA për dy ish-lojtarë

10 Janar 2017 | 11:14

“Rrufe” në qiell të pastër për Vllazninë. Kur mendohej se gjithçka ishte stabilizuar sa u përket financave dhe klubi do të bënte një goditje të rëndësishme në merkato, një letër nga FIFA “godet” rëndë buxhetin e klubit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se dje në zyrat e klubit shkodran ka mbërritur një “email” nga organizmi më i lartë i futbollit në botë, teksa i kërkohet Vllaznisë të paguajë një shumë prej afro 40 mijë eurosh për dy ish-lojtarë, të cilët kanë qenë pjesë e skuadrës kuqeblu pak vite më parë.

rajovic vllaznia thun

Emrat e tyre mbahen sekret nga klubi, por gjithsesi mendohet se mund të jenë ishmbrojtësi Bllazho Rajoviç dhe ish-sulmuesi Ivan Jablan, të cilët kanë paditur klubin për disa rroga të pamarra pas largimit nga Vllaznia. Tashmë klubi kuqeblu është i detyruar të shlyejë borxhet ndaj ishlojtarëve për të shmangur penalizimin me pikë. Nga sa mësohet, shuma për shlyerjen e këtyre borxheve do të merret nga buxheti i klubit, duke prishur në këtë mënyrë planet e drejtuesve.

Deri më tani klubi Vllaznia ka likuiduar disa nga ish-lojtarët, sidomos atë të huaj që në shumë raste këto kanë malazezë. Me sa duket, pavarësisht se klubi ka thënë që kontratat janë zgjidhur me mirëkuptim në vitet e fundit, nuk po rezulton kështu, pasi lojtarët kanë paditur Vllazninë në FIFA. Borxhet vijojnë të jenë një shqetësim për drejtuesit aktualë të klubit dhe për më tepër që situata rëndohet në muajin kur klubi po përgatiste ndërhyrjen në merkato.

Vllaznia-18-Jablan

Tashmë pas gjyqeve të humbura, te Vllaznia duhet të jenë të lumtur për ruajtjen e grupit, pasi nuk bëhet fjalë për të bërë ndonjë afrim të rëndësishëm. Merkatoja pritet të pezullohet dhe gjasat janë që Arsen Hajdari të jetë afrimi i vetëm.

Largimet

Pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit, drejtuesit e klubit Vllaznia kanë mbyllur me mirëkuptim kontratat me mesfushorët Ylli Hoxha dhe Ivor Veitzer. Vetë administratori Gjyrezi ka theksuar se janë kryer të gjithë procedurat që klubi në të ardhmen të mos ketë asnjë shqetësim. Klubi ka sqaruar se kontratat janë prishur me konsensus, megjithatë nuk do të ishte çudi që pas disa muajsh të ketë surpriza, për më tepër “frika” është te kroati Veitzer.

Më të lexuarat

Tribuna

Email