‘Tronditet’ Liverpooli, Mane mungon gjashtë javë
Arena

‘Tronditet’ Liverpooli, Mane mungon gjashtë javë

11 Tetor 2017 | 10:09

Sadio Mane do të jetë gjashtë javë jashtë fushave të lojës, pasi u kthye i lënduar nga ndeshjet me përfaqësuesen e Senegalit.

25 vjeçari i lëndoi muskujt hamstring gjatë ndeshjes kualifikuese për botërorin ‘Rusia 2018’ ndaj Cape Verde-s, të shtunën, shkruan KosovaPress.

Ky lëndim e lë senegalezin jashtë fushave të gjelbra për gjashtë javë, duke munguar edhe në ndeshjen derbi ndaj Manchester United-it, në vikend.

Mane ka shënuar tre gola në katër ndeshje për skuadrën nga ‘Anfield’ në këtë sezonë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email