Trepça ’89 po e mund keq Trepçën
Arena

Trepça ’89 po e mund keq Trepçën

19 Mars 2017 | 15:47

Trepça ’89 është afër ta regjistroi një tjetër fitore të rëndësishme drejt titullit të kampionit. Lideria e Superligës po avancon me rezultat 5:1 ndaj Trepçës.

89-shi ka kaluar në epërsi qysh në minutën e 8-të përmes Fiton Hajdarit. Ndërsa, në minutën e 31-të Shpëtim Idrizi dyfishoi epërsinë e ekipit të tij. Kurse, katër minuta para fundit të pjesës së parë, Trepça ’89 e realizoi golin e tretë nëpërmjet yllit të saj, Oto John John, raporton “Zëri.info”. Golin e katërt e ka shënuar Florent Hasani në minutën e 62-të. Ron Broja realizoi për 5:0. Trepça shënoi përmes Enis Zabërxhës për 5:1.

Më të lexuarat

Tribuna

Email