Trajneri i Tottenhamit: Është e mrekullueshme për ta parë Dybala-n në fushë
Arena

Trajneri i Tottenhamit: Është e mrekullueshme për ta parë Dybala-n në fushë

12 Shkurt 2018 | 17:44

Menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka pranuar admirimin e tij për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Juventus dhe Tottenham do të takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve. Argjentinasi pësoi lëndim në fitoren e “Zonjës së Vjetër” kundër Fiorentinës (2-0), por Dybala pritet të kthehet për sfidën me ‘Spurs’, raporton KosovaPress.

“Unë mendoj se Dybala do të shërohet dhe unë mendoj se gjithmonë është mirë për të luajtur kundër mirëve në botë”, tha Pochettino.

“E vendosi Dybala-n në atë kategori, sepse ai është një talent i veçantë dhe është e mrekullueshme për ta parë atë në fushë”, theksoi ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email