Trajneri i Italisë iu frikësohet shqiptarëve, nuk do ta besoni çfarë thotë
Arena

Trajneri i Italisë iu frikësohet shqiptarëve, nuk do ta besoni çfarë thotë

20 Mars 2017 | 15:28

Ventura ka thënë se tifozët shqiptarë do ta pushtojnë Palermon
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, frikësohet se stadiumi i Palermos do të mbushet me shqiptarë kur Italia të takohet me 24 mars me Shqipërinë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai thotë se një gjë e tillë nuk mund të evitohet assesi, pasi edhe në të kaluarën shqiptarët kanë treguar dashurinë për Kombëtaren, andaj lojtarët e tij duhet të përkushtohen vetëm në fushë, e jo çfarë ndodh në tribuna.

“Ndeshja në Palermo? Unë nuk i zgjedh stadiumet. Kurrë nuk jam involvuar në gjëra të tilla. Isha i pranishëm kur luajtën në Genoa më pas në Marseille kur Shqipëria luajti me Francën dhe shumica e tifozëve në stadium ishin shqiptarë. Mendoj se ata do ta pushtojnë edhe Palermon gjithashtu”, deklaroi Ventura. /Express/

Më të lexuarat

Tribuna

Email