Toure, me oferta interesante (Foto)
Arena

Toure, me oferta interesante (Foto)

15 Maj 2017 | 18:31

Yaya Toure ka disa oferta në tavolinë, të cilit i skadon kontrata me Manchester Cityn në verë
Manchester City ende nuk ka bërë ndonjë hap për t’i ofruar kontratë të re mesfushorit, Yaya Toure, i cili mund të jetë lojtar i lirë në verë.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i lojtarit, Dimitri Seluk, i cili ka bërë të ditur se ish mesfushori i Barcelonës ka disa oferta interesante.

Madje agjenti i Toure konfirmon se për shërbimet e 34 vjecarit janë të interesuar edhe disa klube që tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por nuk ka treguar emra.

“Nuk kemi dëgjuar asgjë nga Manchetser City”, u përgjigj agjenti i lojtari për Sky Sport kur u pyet nëse i është ofruar Toures kontratë e re.

“Kam lexuar artikuj të ndryshëm rreth kontratës së re me Cityn, por unë nuk di asgjë për këtë. Hera e fundit kur kam biseduar me dikë prej klubit, ishte në mars kur luajtën ndaj Monacos”, shtoi ai.

“Kemi mundësi të ndryshme. Yaya tashmë ka disa oferta nga klube të ndryshme. Janë oferta vërtetë interesante”, vazhdoi agjenti i lojtarit.

“Ka edhe nga klubet që tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por për Touren, Manchester City është klub special. Ai ka dhënë gjithçka për këtë klub dhe do të ishte e vështirë për të që të largohet”, përfundoi agjenti i Toure.

Toure ka bërë 27 paraqitje në gjitha garat për Cityn këtë edicion, ku ka shënuar edhe gjashtë gola

 

tou-2_1494856311-5313924

Më të lexuarat

Tribuna

Email