Torres kthehet në Premier Ligë?
Arena

Torres kthehet në Premier Ligë?

14 Nëndor 2017 | 8:54

Sulmuesi spanjoll mund të luajë sërish në Premier Ligën angleze.

Fernando Torres është afër ta mbyll aventurën me Atletico Madridin dhe largimi i tij nga ‘Los Colchoneros’, duket i pashmangshëm në muajin janar.

Sulmuesi nuk po gjen shumë hapësira në këtë sezon dhe sipas ESPN, 33-vjeçari pëlqen rikthimin në Premier Ligë ku ka luajtur me Liverpoolin dhe Chelsean.

Këtë herë ‘El Nino’ kërkohet nga Newcastle dhe Southampton, që do të bëjnë maksimumin për të arritur te kartoni i lojtarit.

Skuadra e Newcastle mbetet favorite për të nënshkruar me Torres, pasi që këtë ekip e drejton Rafa Benitez, me të cilin ai ka punuar në kohën kur luante te Liverpooli.

Më të lexuarat

Tribuna

Email