Tifozët e të dyja skuadrave presin fitore
Arena

Tifozët e të dyja skuadrave presin fitore

08 Gushtë 2017 | 20:32

Qyteti i Shkupit sot merr frymë në ritmin e super – kupës së Evropës, duke pritur përballjen e madhe mes Real Madridit dhe Mançester Unitedit.

Fansat e dy klubeve që mbrëmë e pushtuan qendrën e Shkupit. Janë të kënaqur nga atmosfera dhe mikpritja e nikoqirëve. Fansat e “Djajve të kuq“ janë më shumë në numër në krahasim me „Armatën e bardhë“ të Realit të Madridit.

“Unë jam fans numër 1 i Mançesterit në Kazakistan. Kam qenë në shumë ndeshje në Angli, në Stamboll, në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve”.

“Atmosfera është super. Është shumë nxehtë, e dini që në Mançester bie shi, por këtu është super. Njerëzit janë shumë miqësisht të disponuar. Është shumë vend i mirë”.

Në Shkup janë të pranishëm edhe një numër i madh i ekipeve televizive nga pothuajse të gjitha shtetet evropiane, që kanë ardhur enkas për spektaklin më të madh të historisë së qytetit të Shkupit.

“Konsideroj që ndeshja do të jetë e barazuar. Kanë luajtur mes vete në para-sezon, mbaroi 1-1, dhe luajtën me penalti. Mendoj që Real Madridi patjetër që është favorit, sepse janë fitues të Ligës së Kampionëve, por e kemi Murinhon. Fakt është se ai e njeh mirë Real Madridin dhe ekziston mundësia të nxjerr rezultat të mirë sonte. Pres stadiumi të jetë I mbushur me fansa të Mançesterit. Nuk pash shumë fansa të Real Madridit, por pres të vijnë sot dhe të bëjnë zhurmë “, tha një gazetar i sportit nga Anglia.

Fan zona kryesore është vendosur në sheshin “Maqedonia”, ku edhe janë organizuar një numër i madh i aktiviteteve argëtuese, kurse fansat vendorë dhe ato të huaj kanë mundësi të fotografohen me trofetë e Ligës së Kampionëve, Liga Evropës, dhe super-kupës së Evropës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email