Tërhiqet shorti për Kupën e Botës, këto janë grupet
Arena

Tërhiqet shorti për Kupën e Botës, këto janë grupet

01 Dhjetor 2017 | 17:35

Është tërhequr shorti për Kupëne Botës, ‘Rusi 2018’.

32 përfaqësueset pjesëmarrëse në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, kanë mësuar kundërshtarët e tyre pas tërheqjes së shortit, pas një ceremonie të organizuar në Moskë.

Botërori do të luhet në 11 qytete të ndryshme të Rusisë dhe fillon më 14 qershor kurse mbyllet më 15 korrik me finalen e madhe që do të zhvillohet në kryeqytetin rus Moskë.

Pikërisht më 14 qershor, Rusia si organizatore do ta hapë Botërorin me ndeshjen ndaj Arabisë Saudite në Moskë.

Kampioni aktual i Botës, Gjermania, mbrojtjen e titullit do ta nisë ndaj Meksikës pasi që është shortuar në Grupin F, ku bëjnë pjesë edhe Suedia e Korea e Jugut.

Interesante do të jenë Grupet B dhe G. Në Grupin B janë Spanja e Portugalia kurse në G, Belgjika dhe Anglia.

Grupi A

Rusia

Arabia Saudite

Egjipti

Uruguai

Grupi B

Portugalia

Spanja

Maroku

Irani

Grupi C

Franca

Australia

Peru

Danimarka

Grupi D

Argjentina

Islanda

Kroacia

Nigeria

Grupi E

Brazili

Zvicra

Kosta Rika

Serbia

Grupi F

Gjermania

Meksika

Suedia

Koreja e Jugut

Grupi G

Belgjika

Panama

Tunizia

Anglia

Grupi H

Polonia

Senegali

Kolumbia

Japonia

Më të lexuarat

Tribuna

Email