Sulmuesi 50-vjeçar vazhdon kontratën me klubin japonez
Arena

Sulmuesi 50-vjeçar vazhdon kontratën me klubin japonez

11 Janar 2018 | 13:37

Kazuyoshi Miura nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Ndonëse pas një muaji do të mbushë 51-vjeç, Kazuyoshi Miura vazhdon të luajë futboll.

Sulmuesi japonez, i cili ka luajtur për një sezon edhe me Genoan në Itali dhe Dinamo Zagrebin në Kroaci në vitet ’90, ka rinovuar edhe për një vit kontratën me Yokohaman, skuadër që luan në ligën e dytë japoneze.

Miura është pjesë e këtij klubi që nga viti 2005. Zyrtarizimi u bë nga klubi. Për Miuran ky do të jetë sezoni i 33-të në karrierë si profesionist, derisa ai numëron edhe 89 paraqitje me kombëtaren japoneze.

Më të lexuarat

Tribuna

Email