Spalletti: Jemi në rrugën e duhur
Arena

Spalletti: Jemi në rrugën e duhur

12 Shtator 2017 | 14:25

Trajneri i Interit i kënaqur me startin e sezonit.

Interi e ka nisur edicionin e ri në Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka koleksionuar tri fitore në po kaq ndeshje, ku madje ka mposhtur dy rivalë të fortë si Fiorentina dhe Roma.

Trajneri i zikaltërve, Luciano Spalletti është i kënaqur me fillimin e sezonit dhe beson se skuadra e tij është në rrugën e duhur drejt sukseseve, transmeton KosovaPress.

“Unë kam një detyrë të lehtë, pasi që kam në dispozicion një grup lojtarësh shumë kualitativ me të cilët nuk hasi në vështirësi për të punuar”, ka thënë Spalletti.

“Ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi duke punuar së bashku për të vazhduar përmirësimin, sepse për të shkuar aty ku të gjithë dëshirojnë të jemi, ne duhet të jemi edhe më të fortë”, theksoi ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email