Sonte zbulohen gjysmëfinalistët në Europa Ligë
Arena

Sonte zbulohen gjysmëfinalistët në Europa Ligë

20 Prill 2017 | 11:00

Këtë të enjte mbrëma zhvillohen ndeshjet çerekfinale në kuadër të Europa ligës.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj nate do të zhvillohet në “Old trafford”, ku Manchester United është nikoqire e skuadrës belge, Anderlecht.

Takimi i parë i zhvilluar një javë më parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.

Ndeshje e ‘nxehtë’ pritet të jetë në mes Besiktas dhe Lyon, me takimin e parë që kishte përfunduar në favor të francezëve me rezultat 2 me 1.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ndërmjet Schalkes dhe Ajax, me holandezët të cilët kanë epërsinë prej 2 me 0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në shtëpinë e tyre.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Celta Vigos dhe skuadrës së Genkut. Ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet tyre kishte përfunduar me rezultat të ngushtë 3 me 2 për belgët.

Të gjitha ndeshjet e sotme zhvillohen me fillim nga ora 21:05.

Më të lexuarat

Tribuna

Email