Sonte Kosova-Letonia
Arena

Sonte Kosova-Letonia

13 Nëndor 2017 | 10:27

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte sfidon Letoninë në ndeshjen miqësore që do të luhet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” te Mitrovicës.

Përfaqësuesja jonë pas dy viteve, luan ndeshjen e parë në Kosovë. Stadiumi “Adem Jashari” pritet te jetë i mbushur me tifozët tonë të cilët kësaj herë do ta kenë rastin t’i shohin idhujt e tyre në Kosovë.

Kosova në këtë takim vjen pas dështimit në kualifikimet e Kupës së Botës “Rusia 2018”. Megjithatë, ndeshja më Letoninë do të jetë një test i mirë për skuadrën tonë e cila në këtë takim do të drejtohet nga dyshja Muharrem Sahiti e Genc Hoxha në mungesë të përzgjedhësit të ri.

Përfaqësuesja jonë para përballje me Letoninë, ka zhvilluar katër seanca stërvitore dhe e gatshme për sfidën e radhës.

Atmosfera në taborin e përfaqësueses sonë, është e mirë dhe optimist për një rezultat pozitiv, madje, disa nga futbollistët janë shprehur të bindur se Kosova në duel me Letoninë do ta arrijë fitoren e parë.

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Letonisë nis në orën 19:30.

Më të lexuarat

Tribuna

Email