Sigal Prishtina do të triumfojë ndaj ekipit bjellorus
Arena

Sigal Prishtina do të triumfojë ndaj ekipit bjellorus

18 Shtator 2017 | 13:54

​Basketbollistit i “Sigal Prishtinës “, Dardan Berisha ka thënë në konferencë për media se skuadra e tij është gati në debutimin në ligën e kampionëve.

Berisha tha se “Sigal Prishtina”, do ta fitojë ndeshjen ndaj skuadrës bjelloruse “Tsmoki-Minsk”.

Ndërkohë edhe drejtori i “Sigal Prishtina”, Florian Miftari, është i bindur se skuadra bardh e kaltër do të tregojë paraqitje të mirë ndaj ekipit bjellorus.

Miftari ka ftuar tifozët të jenë në numër sa më të madh në përkrahje të “Sigla Prishtinës”, sepse sipas tij, kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë në historinë e klubit “Sigal Prishtina”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email