Shqiptar apo italian? Kjo përgjigje e De Biasit bën bujë në Itali
Arena

Shqiptar apo italian? Kjo përgjigje e De Biasit bën bujë në Itali

20 Mars 2017 | 15:22

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ndjehet si shqiptar dhe krenar që drejton Shqipërinë. Ai këtë e tha në konferencën për media ku edhe zbuloi listën e lojtarëve të ftuar për Italinë e ndeshjen miqësore me Bosnjën.
Deklarata e De Biasit është përhapur me shpejtësi në mediat italiane, të cilat përcollën me vëmendje bashkëkombësin e tyre se çfarë kishte për të thënë për ndeshjen e së premtes.

“Unë do të isha shumë i lumtur nëse do arrinim të merrnim një rezultat pozitiv. Jam i punësuar nga FSHF-ja dhe kam pasur nderin të marr pasaportën shqiptare”.

“Më janë bërë shumë nderime dhe falënderime nga populli juaj. Por ajo që më pëlqen më shumë është që njerëzit që më takojnë në rrugë e kuptojnë që kam ardhur këtu për të bërë një punë serioze me mish e me shpirt”.

“Në jetë nuk arrihen shpesh të plotësohen objektivat që të vendosen, por ne arritëm të bënim diçka të jashtëzakonshme”.

“Ajo që nuk më ka munguar kurrë është fakti që jam ndjerë shqiptar. Do të mbetem italian, por duke e ndjerë veten shqiptar dhe krenar”, theksoi mes tjerash De Biasi. /Express/

Më të lexuarat

Tribuna

Email