Shqipëria synon fitore ndaj Spanjës
Arena

Shqipëria synon fitore ndaj Spanjës

06 Tetor 2017 | 9:05

Spanja është sfida e radhës e Kombëtares shqiptare.

Spanja dhe kuqezinjtë do të përplasen sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e ardhshëm ‘Rusia 2018’.

Spanjollët llogaritën favorit në letër, megjithatë, djemtë e Kombëtares nuk do të dorëzohen lehtë, madje, ekipi shqiptar i drejtuar nga strategu italian, Christian Panucci, jo rrallë herë ka treguar performancë të lartë në duel me skuadrat e mëdha.

Futbollistët e Kombëtar shqiptare janë të gatshëm për duel tejet të vështirë, por të bindur se mund t’ia prishin planet spanjollëve.

Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë nis në orën 20:45.

Më të lexuarat

Tribuna

Email