Shqipëria dy miqësore në nëntor
Arena

Shqipëria dy miqësore në nëntor

10 Tetor 2017 | 14:43

Shqipëria do të zhvillojë dy takime miqësore gjatë muajit nëntor.

Pas mbylljes së eksperiencës në Botëror, për kuqezinjtë ka menduar Federata Shqiptare e Futbollit, e cila po mendon për dy takime të tjera speciale.

Deri më tani është zbuluar ekipi i parë që kombëtarja mund të ndeshet në një miqësore. Bëhet fjalë për kombëtaren e Norvegjisë, e cila mund të luhet në datën 9 ose 14 nëntor edhe pse ende nuk është zyrtarizuar.

Po gjatë këtij muaji thuhet se do luhet edhe një tjetër miqësore, por ende nuk është zbuluar emri i kombëtares apo data se kur do luhet ndeshja e dytë.

Ditët në vijim do jetë FSHF që do të zyrtarizojë takimet dhe datat se kur Kombëtarja do zbresë sërish në fushë për të luajtur miqësoret.

Më të lexuarat

Tribuna

Email