Sanchez do t’i sillte shkathtësi sulmit te Mourinhos
Arena

Sanchez do t’i sillte shkathtësi sulmit te Mourinhos

05 Dhjetor 2017 | 9:09

Manchester United po i afrohet sulmuesit te Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sipas mediave britanike, kiliani duket se vendosur të mos nënshkruajë kontratën me re me “Topçinjtë”, shkruan KosovaPress.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho është i interesuar për shërbimet e ish-sulmuesit te Barcelonës.

Manchester City verën që shkoi dështoi ta blejë kilianin, dhe tani gara për shërbimet e Sanchez po bëhet gjithnjë më e “nxehtë”.

Transferimi i mundshëm Sanchezit në “Old Trafford”, do t’i ofronte sulmit te Mourinhos shkathtësi më të mëdha.

28-vjeçari shihet si një alternativë e dështimit për ta blerë Ivan Perisiqin e Interit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email