Sampaoli jep lajmin e madh për Realin, mungojnë gjashtë yje
Arena

Sampaoli jep lajmin e madh për Realin, mungojnë gjashtë yje

13 Maj 2017 | 19:56

Jorge Sampaoli ka konfirmuar mungesat e shumta për sfidën me Real Madridin
Sevilla do të jetë pa Adil Rami, Sergio Escudero, Mariano dhe Vicente Iborra ndaj Real Madridit të dielën mbrëma, derisa në dyshim janë edhe Vitolo e Smir Nasri.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, i cili në konferencën për media e pranoi se ka shumë dyshime për formacionin, për shkak të mungesave të shumta.

“Nuk kemi arritur mirë në këtë ndeshjes. Rami, Escudero, Mariano dhe Iborra do të mungojnë”, tha trajneri i Sevillas.

“Vitolo ka pësuar sot një dëmtim, derisa Nasri ka një problem të cilin duhet të analizojmë sot. Gjitha këto na kanë komplikuar punët, duke na shkaktuar probleme me formacion”, ka deklaruar Sampaoli.

Real Madrid e Sevilla do të përballen në “Santiago Bernabeu” tw dielwn nga ora 20:00.

Më të lexuarat

Tribuna

Email