Sadiku transferohet te skuadra nga Liga e Kampionëve
Arena

Sadiku transferohet te skuadra nga Liga e Kampionëve

17 Maj 2017 | 14:26

Armando Sadiku, sulmuesi i Luganos, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetet në Zvicër.

Anëtari i Luganos, ku është i huazuar nga Zurich, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel, e cila është edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës, shkruan Blick.ch, përcjell Express.

Sipas Blichk.ch, Baseli, ku luan edhe Taulant Xhaka, e shohin Sadikun si një përforcim të mirë për garat e Ligës së Kampionëve.

Sadiku në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Zurich, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2018.

Por, një ofertë e mirë nga Basel mund ta bindë Zurichun që ta lirojë sulmuesin shqiptar

Më të lexuarat

Tribuna

Email