Sadiku harron Panathinaikoson, befason me skuadrën e re
Arena

Sadiku harron Panathinaikoson, befason me skuadrën e re

11 Korrik 2017 | 20:48

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku vetëm një ditë më parë deklaronte se ishte pranë marrëveshjes me Panathinakos në Greqi.
Ndërsa, sot mediat zvicerane raportojnë se e ardhmja e Armando Sadikut mund të jetë krejtësisht ndryshe dhe në një kampionat tjetër.

Sipas gazetës ‘Blick’, Sadiku ka arritur marrëveshje parimore me skuadrën polake, Legia Warszawa.

Sezonin e fundit Legia e mbylli sezonin si fituese e kampionatit, edhe pse i bëri një fillim shumë të keq nën drejtimin e Besnik Hasit.

Tani mbetet të mësohet se cila është e vërteta në këtë pikë të merkatos për futbollistin shqiptar, i cili e ka të qartë se nuk dëshiron më të vazhdojë në radhët e klubit të Zurichut.

Më të lexuarat

Tribuna

Email