Roma merr “dritën jeshile” për stadiumin e ri
Arena

Roma merr “dritën jeshile” për stadiumin e ri

06 Dhjetor 2017 | 10:56

AS Roma ka marrë “dritën jeshile” nga autoritetet italiane për ndërtimin e stadiumit te vet, që do të jetë gati për sezonin 2020-2021.

Projekti është zyrtarizuar në mars 2014 nga presidenti amerikan i klubit, James Pallotta. Por, me pas problemi është vonuar pas shumë problemeve të krijuara, sidomos administrative, deri sa të martën edhe dhënë akordi, ku merrnin pjesë drejtues lokale (komunës, provincës, rajonit).

“Jam shumë i kënaqur për ketë vendim, që vlen shumë për Romen, për të ardhmen e klubit tonë dhe të tifozëve”, deklaroi presidenti Pallotta.

Stadiumi i ri do të ndërtohet në zonën e Tor di Valle dhe do të ketë një kapacitet prej 55.000 spektatore.

Aktualisht, Roma luan ashtu si dhe Lazio, në stadiumin Olimpik.

Më të lexuarat

Tribuna

Email