Roma dëshiron Darmian-in ose Zappacosta-n
Arena

Roma dëshiron Darmian-in ose Zappacosta-n

12 Nëndor 2017 | 10:44

Skuadra italiane është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar të lënduarin, Rick Karsdorp.

“Gjallorosët” investuan gjatë afatit kalimtar të verës në mbrojtësin holandez, por ai lëndoi ligamentet gjatë debutimit të tij në Serie A, dhe do të jetë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë, shkruan KosovaPress.

Problemet në këtë krah të mbrojtjes kanë bërë që Roma të kërkojë një lojtarë që në afatin kalimtar të janarit.

Matteo Darmian i Manchester United-it dhe Davide Zappacosta i Chelsea-t janë dy lojtarët që kryesojnë listën e romakëve, për të cilët pritet të bëhen oferta në janar.

Nëse dështojnë transferimet e tyre, Roma do të provojë të marrë Sime Vrsaljko-n e Atletico Madrid-it, ose Aleix Vidal-in e Barcelonës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email