Robben pensionohet nga Holanda
Arena

Robben pensionohet nga Holanda

11 Tetor 2017 | 9:55

Arjen Robben e ka konfirmuar pensionimin nga përfaqësuesja e Holandës.

Holandezi e bëri të ditur vendimin e tij pas dështimit të ‘Tulipanëve’ për tu kualifikuar në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, raporton KosovaPress.

Robben shënoi dy gola në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Suedisë, por Holanda kishte nevojë të fitonte me shtatë gola epërsi në mënyrë që të rrëmbente vendin e dytë në Grupin A.

“Kam menduar rreth pensionimit që një kohë të gjatë, por dëshiroja të tregoja se çfarë mund të bëjë dhe të përfundojë këto kualifikime”, është shprehur Robben.

33 vjeçari ka qenë pjesë e përfaqësueses holandeze për 14 vite, që nga viti 2003, duke shënuar 37 gola në 96 ndeshje.

Më të lexuarat

Tribuna

Email