Rekordi i Realit, shënon në 73 ndeshje radhazi
Arena

Rekordi i Realit, shënon në 73 ndeshje radhazi

18 Shtator 2017 | 13:04

Kampionët e Spanjës i kthehen fitoreve në La Liga.

Pas dy barazimeve radhazi në Santiago Bernabeu, Real Madridi i është kthyer fitoreve duke e mposhtur si mysafir skuadrën e Real Sociedadit, 3:1.

Triumfi në tAnoeta nuk lejon Barcelonën të shkëputet më tej, ndërkohë që futbollistët e Zinedine Zidane barazuann dhe një rekord historik.

Fitorja 3:1 ndaj Sociedad e çon në 73 numrin e ndeshjeve radhazi ku ‘Los Blancos’ kanë shënuar gol, duke barazuar rekordin e mbajtur nga Santos i Pele ndërmjet viteve 1961-63.

Për herë të fundit që reali nuk shënonte gol ishte 26 prill i 2016, në sfidën ndaj Mancehster Cityt e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email