Reali përgatit ofertë për Matan
Arena

Reali përgatit ofertë për Matan

08 Nëndor 2017 | 13:51

Kampionët e Evropës mund të bëjnë një lëvizje befasuese për futbollistin spanjoll.

Real Madridi pritet që të bëjë një ofertë për Juan Mata në janar.

Kontrata aktuale e Matas me Manchester Unitedin skadon verën e ardhshme dhe futbollisti ka humbur vendin në formacionin titullar të Jose Mourinhos.

Manchester United nuk dëshiron ta lejojë 29-vjeçarin të largohet si lojtar i lirë, prandaj pritet që ta shesë gjatë janarit.

Mata ka nisur hapat e parë të tij në karrierë me Real Madridin dhe është e mundshme që ai sërish ta veshë fanellën e “Los Blancos” gjatë këtij sezoni nëse realizohet transferimi i tij në Bernabeu.

Më të lexuarat

Tribuna

Email