“Rashford po aq i mirë sa Mbappe dhe Dembele”
Arena

“Rashford po aq i mirë sa Mbappe dhe Dembele”

11 Tetor 2017 | 15:18

Legjenda e Manchester United-it, Rio Ferdinand, ka insistuar se sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’ mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

Ferdinand ka thënë se Rashford ka potencial po aq të madh sa Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele, por ai duhet ta tregojë veten në kompeticionet e mëdha.

“Ai është një talent i madh dhe po përmirësohet vazhdimisht. Ka potencial po aq të madh sa Mbappe dhe Dembele, dhe besoj se do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm për Manchester United-in dhe Anglinë”, ka thënë Ferdinand.

19 vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka kontribuar me 4 ndeshje në 11 ndeshje për ekipin e Jose Mourinho-s në këtë sezonë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email