Pogba, Neymar dhe Buffon – jashtë top-ekipit “FIFA FIFPro”
Arena

Pogba, Neymar dhe Buffon – jashtë top-ekipit “FIFA FIFPro”

09 Janar 2017 | 10:36

Paul Pogba, Neymar dhe Gianluigi Buffon, sipas të gjitha gjasave, kanë mbetur jashtë 11-shes më të mirë të vitit 2016, që do të konfirmohet sonte nga “FIFA FIFPro World 11”. Kështu njofton “goal.com”. Ylli francez i Manchester United, Pogba, bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori, që u transferua verën e kaluar për 100 milionë € nga Juventusi në “Old Trafford”, por që mbetet jashtë formacionit ideal të vitit që shkoi. Këtë status e ka humbur për vetëm dy vota, bëjnë me dije burime nga FIFA. Edhe portieri Buffon, që ka gëzuar një formë të shkëlqyer sportive në vitin 2016, nuk arrin të bëjë pjesë në “XI”, sepse është votuar si portieri i dytë më i mirë ndër kolegët e tij, percjelle Telesporti.

Neymar triumfoi në mënyrë të dyfishtë në familje, me Barcelonën, mori edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike, me Brazilin, por tre sulmues të tjerë kanë përfunduar sipër tij, në anketë. “The 2016 FIFA FIFPro World 11” do të zbulohet plotësisht nga FIFA sonte në mbrëmje, në ceremoninë përkatëse të Zyrihut, në të cilën pritet që Cristiano Ronaldo të shpallet “Lojtari i Vitit”. “FIFPro” është organizatë ndërkombëtare, përfaqësuese për të gjithë futbollistët profesionistë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email