Pirlo do të pensionohet në dhjetor
Arena

Pirlo do të pensionohet në dhjetor

08 Tetor 2017 | 12:51

Andrea Pirlo ka thënë se planifikon të pensionohet në fund të sezonit aktual të MLS, pas përfundimit të kontratës së tij me New York City, në dhjetor.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, ka tre vite që luan te ekipi amerikan, por në këtë sezonë është paraqitur në vetëm 15 ndeshje, transmeton KosovaPress.

“Thjeshtë e kupton se ka ardhur koha për tu pensionuar. Çdo ditë me probleme fizike, nuk mund të stërvitesh ashtu siç dëshiron sepse gjithmonë ka ndonjë problem. Në moshën time kjo mjafton”, ka thënë Pirlo.

Mesfushori italian ka fituar gjashtë tituj të Series A në karrierën e tij, dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve, gjatë kohës sa ishte lojtar i skuadrave më të mëdha italiane si, Juventus, Inter dhe Milan.

Më të lexuarat

Tribuna

Email