Pirlo: Mund të bëhem trajner
Arena

Pirlo: Mund të bëhem trajner

11 Nëndor 2017 | 12:37

Andrea Pirlo nuk ka vendosur ende rreth të ardhmes së tij.

Mesfushori italian ka thënë se do të dëshironte të bëhej trajner ose drejtor sportiv, por këtë gjë do ta vendos pas një kohë.

Italiani tashmë ka bërë të ditur se në fund të vitit do të largohet nga New York City dhe se do të pensionohet nga futbolli aktiv.

Pirlo do të bëhet pjesë e kursit për trajner në Coverciano, megjithatë vendimin për të ardhmen do ta marrë pas përfundimit të kursit, pasi ai ka thënë se edhe puna e drejtorit sportiv i tërheq vëmendjen.

Më të lexuarat

Tribuna

Email