Perisiç nuk ka klauzolë në kontratën e re te Interit
Arena

Perisiç nuk ka klauzolë në kontratën e re te Interit

20 Shtator 2017 | 14:26

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio ka konfirmuar se kontrata e re e Ivan Perisiç, nuk përmban asnjë klauzolë, edhe pas interesimit të madh nga Manchester United për kroatin.

Ausilio ka thënë se ‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë ofertë gjatë verës për 28 vjeçarin, por projekti i tyre e ka binduar atë që të qëndrojë, dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për ndonjë klauzolë, raporton KosovaPress.

Perisiç ishte një nga objektivët kryesorë të United për t’u afruar në ‘Old Trafford’, por Interi i refuzoi të gjitha ofertat e ‘Red Devils’, duke insistuar se kroati nuk do të largohet nga italianët.

Këtë sezonë, ylli i Inter-it, ka realizuar tre gola dhe tre asiste, në pesë ndeshje.

Më të lexuarat

Tribuna

Email